Gazetari Vladimir Perev sulmohet fizikisht në qendër të Shkupit

nga Xh M

Shkup, 24 nëntor – Gazetari i njohur dhe aktivisti i shquar i komunitetit bullgar në Maqedoni, Vladimir Perev, është sulmuar fizikisht në qendër të Shkupit, njoftoi Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme.

Sipas deklaratës së dhënë nga vetë Perev (80) për portalin “Tribuna”, sulmin e kreu një burrë dukshëm më i ri, i cili e goditi në fytyrë dhe i thyeni syzet. Gazetari deklaron se sulmi ka pasur motivacion përkatësinë e tij ndaj komunitetit bullgar, dhe sulmuesi thuhet se ka thirrur: “Bullgarët duhet të kthehen në Bullgari”.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Perev, duke e siguruar atë se Sofja do të vazhdojë ta mbështesë dhe t’i qëndrojë pranë pas incidentit.

Në një reagim zyrtar, Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme e dënoi ashpër këtë sulm si një rast tjetër të dhunës të motivuar nga urrejtja ndaj një qytetari bullgar në Maqedoninë e Veriut.

“Me indinjatë të thellë reagojmë ndaj një rasti tjetër të dhunës të motivuar nga urrejtja ndaj bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut fenomen që, për fat të keq, nxiset nga klima aktuale socio-politike dhe retorika e shprehur anti-bullgare”, thuhet në deklaratë.

Bullgaria kërkon nga institucionet maqedonase që të reagojnë në kohë dhe me efikasitet, të hetojnë rastin dhe të sigurojnë drejtësi për viktimën.

Ministria po ashtu kujton se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kërkon zbatimin e plotë të kompromisit të arritur në vitin 2022, përfshirë edhe obligimet për mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e qytetarëve bullgarë në vend.

Në vitin e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Shkupit dhe Sofjes janë tensionuar edhe më shumë për shkak të mosrealizimit të ndryshimeve kushtetuese lidhur me regjistrimin e bullgarëve në Maqedoni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More