“Gazment Bardhin nuk e duan demokratët, u gradua pa garë” – Drejtuesja e PD: Nuk ka kërkuar akoma falje

nga L. M

Në Partinë Demokratike ka paknaqësi për zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar të grupit parlamentar. Një ditë më parë ishte deputeti Bujar Leskaj i cili e quajti këtë vendim “një gabim të rëndë” nga ana e Berishës.

Sipas kandidates së PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, ky është mendimi i demokratëve në bazë, jo vetëm i disa personave në organet drejtuese të partisë.

“Kishte shumë emra që kanë qenë pranë demokratëve, kanë qenë edhe në Rithemelim, është shumë e rëndësishme kjo pjesë. Patjetër që duhet të bashkojmë demokratët, e kam thënë gjithmonë. Por jo kurrsesi t’i gradojmë e t’i japim pozicione… 

Ky është shqetësim që më vjen nga demokratët, jo nga Ilirjana”, tha Kuçana në një bisedë në Ditarin e mesditës me Bruna Çifligun në A2 CNN.

E pyetur pse Gazmend Bardhi nuk është figurë përbashkuese, Kuçana u përgjigj: 

“Mendoj se duhet të kemi një moral, një koherencë politike. Sepse nëse shkojmë para demokratëve dhe u vendosim ata që ishin, s’kemi bërë asgjë. 

Ne i pranuam fillimisht kur erdhën, pa garë, i graduam. Nuk kanë kërkuar një falje publike akoma demokratëve, e meritojnë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kam qenë mbështetëse e këtij përbashkimi, por kurrsesi nuk mund të pranoj që të zaptojnë partinë dhe nga ana tjetër të shkojnë kundër dëshirës së demokratëve”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More