Georgiev: Maqedonia të ndryshojë kushtetutën dhe t’i përfshi bullgarët në të

nga D. V.

Shkup, 21 tetor – Ministri i Jashtëm bullgar, Georgy Georgiev shpreson që pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni qeveria do të angazhohet për zbatimin e obligimeve të qarta të ndërmarra në vitin 2022 .

Ai, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ministri i jashtëm bullgar tha se, për fat të keq, një nga tiparet e pakëndshme të zgjedhjeve është se mendimet dhe fjalët e politikanëve nxirren në sipërfaqe, për të cilat ata ndoshta do të pendohen më vonë.

“Nuk duhet t’i mbajmë sfidat tona të brendshme politike peng të politikës evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shpresoj që pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, pasionet atje do të qetësohen dhe qeveria do të jetë në gjendje t’u përkushtohet angazhimeve të qarta të ndërmarra në vitin 2022.

Bullgaria nuk ka ndryshim në qëndrimin e saj, as arsye për ndryshim. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të ndryshohet në të gjitha pjesët e saj, bullgarët duhet të përfshihen, si hap i parë për fillimin e negociatave”, shpjegoi Georgiev, raporton “BTA”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More