Ekipi i mirëmbajtjes së parqeve në Prishtinë ka vazhduar punën e tij në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim që të mbajë parkun e Germisë të pastër dhe të bukur.
Pavarësisht festave këta profesionistë janë angazhuar me zell për të siguruar që ky vend i domosdoshëm për qytetarët e kryeqytetit të mbetet i pastër.
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka falënderuar ekipin e mirëmbajtjes dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e palodhshme të Behram Konushevcit, Nezir Volit, Behar Arifit dhe Ruzhdi Gashit nga NPL „Gjelbër” sh.a.