Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?

nga D. V.

Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje ende elektorale – ku më së fundi u mor sërish me zgjedhjet lokale që kanë kohë të vinë në tetor.

Kërkoi “falje” që tha se Vetëvendosja ishte e para në 21 në komuna, ndërsa tha se me Klinën janë gjtihsejt 22 komuna.

Muharremi e ktheu te problemet e përditshme: shtrenjtimi i tretë me radhë i energjisë elektrike.

“Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj”, shkroi Muharremi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More