Gërvalla takohet me homologen nga Eswatani: Tregon angazhimin tonë për partneritete të qëndrueshme

nga Xh M

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme që po mbahet në Kanada, është takuar me homologen e saj nga Eswatini, Pholile Shakantun.

Bëhet e ditur se takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

“Ministret diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë”.

Tutje, në njoftimin e MPJ-së thuhet se forcimi i lidhjeve me Ewsatinin, tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për ta promovuar pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More