Gjashtë të arrestuar në Pejë për vrasje në tentativë

nga D V

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” në  Pejë, ka ndodhur një rrahje.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: tri gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, një gëzhojë kalibёr 6.6.1mm, një fishek dhe një kokë plumbi. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe një i dyshuar ditën e incidentit. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë 6mm”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 6 persona tё dyshuar.

Pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit të shtetit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa dy nga ta janë liruar në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More