Prokuroria kërkon paraburgim për një 20-vjeçar i cili dhunoi rëndë një shofer

nga Xh M

Incidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkupit pranë Stajkovcit. Për shkak të një keqkuptimi në trafik, i dyshuari duke drejtuar një automjet “Volkswagen Golf” erdhi në të njëjtën linjë me një automjet “Seat Leon” të drejtuar nga i dëmtuari. Më pas filloi të futej në korsinë ku po lëvizte i dëmtuari, nga dritarja e tij i tregoi të dëmtuarit distinktivin e policisë, i cili ishte në automjet që në fakt ishte i babait të tij, zyrtar policor në SPB Shkup. I dëmtuari, duke menduar se bëhej fjalë për një urdhër ndalimi nga një polic, ndaloi automjetin e tij dhe u drejtua drejt automjetit të të dyshuarit. Ai doli jashtë, filloi të shajë të dëmtuarin dhe më pas me thikë i shkaktoi lëndime trupore dhe u arratis. Prokurori kërkon paraburgim për 20 vjeçarin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More