Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

nga D V

Shkup, 11 nëntor –  Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

“Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoillova, ku në afërsi të Muzeut të Artit Bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqe të trafikut.

Në komunën Qendër janë pastruar gjithsej 10 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në disa lokacione përgjatë rrugës Orce Nikollov.

Në rrugën Fevruarski pohod në komunën Aerodrom të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje organike të hedhura në mënyrë të paligjshme, ndërsa në bulevardin Aradhat Partizane te Porta Vllae dhe në rrugën Moskovska – në komunën Karposh, u larguan 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More