Gjenden dy persona të vdekur në Ferizaj, njëri në fshatin Nerodime të Epërme

nga D V

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit janë raportuar dy raste të vdekjes.

Personat janë gjetur pa shenja jete, njëri në fshatin Nerodime e Epërme të Ferizajt dhe tjetri në rrugën “Enver Topalli”.

Raporti i plotë i Policisë:

Fshat Nerodime e Epërme, Ferizaj 02.12.2024 – 11:20. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rr. Enver Topalli, Ferizaj  02.12.2024 – 15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete vëllain e saj viktimën mashkull  kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More