Ndalohet shtetasja e Hungarisë, i gjenden letërnjoftim e patentë-shofer me emër të një burri serb

nga D. V.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një shtetase të Hungarisë për falsifikim të dokumenteve.

Në raportin policor bëhet e ditur se ndalimi i saj është bërë në Merdar.

“SPK Merdar/ 29.07.2025 – 21:45. Raportohet se është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Hungarisë, pasi që tek e njëjta gjatë kontrollit janë gjetur dy dokumente, letërnjoftim dhe patentë shofer serb me emër të një mashkulli serb”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin, dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More