Gjendet i plagosur rëndë Nazif Muslija, burri nga Debreshi i kërkuar për vrasjen e bashkëshortes në Ankona

nga Xh M

Ankona, 4 dhjetor – Nazif Muslija, 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij Sadjide Muslija, 49 vjeçe, është gjetur i gjallë, por i plagosur rëndë, në zonën e Matelica-s pranë Ankonës. Ai ishte në arrati për më shumë se 24 orë.

Ekipet mjekësore të emergjencës po punojnë për ta stabilizuar. Automjeti i tij, një Smart e bardhë, u gjet i braktisur në një zonë të vështirë terreni, ndërsa ai vetë u gjet i shtrirë në tokë.

Gjatë hetimeve të ditës së sotme, karabinierët sekuestruan një tub hekuri në banesën në Pianello Vallesina, Monte Roberto, ku një ditë më parë u gjet e vrarë gruaja. Mjeti do të analizohet për të parë nëse lidhet me krimin.

Prokuroria e Ankonës kishte lëshuar urdhër ndalimi dhe kërkim ndërkombëtar ndaj Muslijës për vrasje. Dëshmitarë të ndryshëm e kishin parë atë të largohej me makinën e tij nga banesa ku ndodhi ngjarja.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autopsia pritet të caktohet në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More