Gjendet i vdekur një person brenda banesës së tij në Delvinë

nga D V

Në katin e dytë të një pallati në qendër të qytetit të Delvinës, sipas banorëve të këtij pallati, një person ishte bllokuar brenda në banesë.

Pas marrjes së informacionit u nis në vendngjarje grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.

Pas prerjes së zgavrës së hekurit të dritares, u realizua hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisë, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.

Policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe përcaktuar edhe kohën se kur 75 – vjeçari ka ndërruar jetë. /Euronews

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More