Gjendet një granatë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit

nga Xh M

Në një arë në fshatin Bojanë të Shkupit sot është gjetur një granatë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore.

Në SPB Shkup, sot në orën 14:30, personi me inicialet A.SH. (47) nga fshati Bojanë ka raportuar se në arën e tij në fshatin Bojanë, të Shkupit është gjetur një gjësend i hekurt që i përngjan mjetit shpërthyes.

“Nëpunës policor nga SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personeli piroteknik nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka konstatuar se bëhet fjalë për predhë artilerike të kalibrit 75 mm, e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore ku është shmangur në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, informojnë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More