Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

nga D V

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se Policia po punon për zbardhjen e identitetit të viktimës.

Ndërkohë që kalimtarë të rastit dhe persona që banojnë në bllokun e banesave aty pranë thonë se e kanë vënë re ditët e fundit këtë person që flinte herë pas here pranë Pallatit të Sportit.

Mendohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit, pasi nuk janë vërejtur gjurmë dhune në trupin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More