Gjeneral-major Sashko Lafçiski shefi i ri i Shtatmadhorisë së Armatës

nga D V

Shkup, 16 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në prag të 18 gushtit, Ditës së Armatës, nënshkroi dekret për avancimin e gjeneralit të brigadës Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në postin e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës.

“Me dekret të Presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit, ish-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, është shkarkuar dhe emëruar këshilltar i shefit të Shtatmadhorisë së Armatrë për gatishmëri lufte dhe operacione”, kumtoi kabineti i presidentes.

Pranim dorëzimi solemn i detyrës së shefit të shtatmadhorisë do të mbahet në Ditën e Armatës, 15 gusht. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More