Gjermania kërkon punëtorë ndërtimi nga Ballkani Perëndimor

nga Xh M

Berlin, 18 prill – Marrëveshja e koalicionit CDU/CSU dhe SPD që synon të qeverisë Gjermaninë për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është kritikuar ashpër nga industria vendase e ndërtimit, e cila dhe kështu, ankohet se ka mangësi të mëdha në këtë drejtim.

Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit .

Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller, duke shtuar: “Zvogëlimi i kontigjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”

Në marrëveshjen e koalicionit theksohet se emigracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”.

Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontigjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More