Gjermë, Tetovë: Arrestohen dy persona për prerje ilegale të druve

nga D. V.

Më 28 korrik 2025, në orën 16:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria J.S. (34) dhe T.B. (37), të dy nga fshati Saraqinë, Tetovë, për shkak të prerjes pa leje të druve në fshatin Gjermë të Tetovës.

Ata janë kapur nga punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” gjatë kryerjes së veprës së paligjshme. Pas arrestimit, personat janë ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 235 të Kodit Penal dhe nenit 57 të Ligjit për Pyjet.

Autoritetet e bëjnë apel për respektim të ligjit dhe mbrojtje të burimeve natyrore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More