Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans”, lënda është kthyer në gjykim të sërishëm

nga D V

Shkup, 12 dhjetor – Gjykata e Apelit e ka hequr aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Besa Trans” dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.

Nga Gjykata e Apelit për MIA-n konfirmojnë se ka vendim për lëndën dhe se tashmë është kthyer në gjykatën e shkallës së parë.

“Vendimi është hequr, ankesat e të akuzuarit si person fizik dhe juridik janë pranuar. Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi është hequr dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm”, informojnë nga Gjykata e Apelit.

Prej aty potencojnë se vendimi tashmë është bërë anonim dhe do të shpallet publikisht në ueb faqen e Gjykatës.

Për rastin, i cili ka të bëjë me veprën e vazhduar penale “falsifikim i dokumentit”, Gjykata penale Shkup në mars të këtij viti, ka shqiptuar një vit e tetë muaj dënim me burg për pronarin e “Besa Trans”-it, Bekim Haxhiu dhe dënim me para prej 800.000 denarëve, si dhe ndalesë katërvjeçare për kryerjen e transportit ndërkombëtar për personin juridik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More