Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim 17 vjeçarit që tentoi të vriste babain e tij në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – Gjykata Penale në Shkup ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Publike për caktimin e paraburgimit 30 ditor për të riun 17 vjeçar, me kombësi shqiptare nga Shkupi, që tentoi të vriste babain e tij.

Merret vesh se i riu është me probeme psiqike dhe ka marrë terapi të vazhdueshme. I njëjti ka ushtruar dhunë më herët edhe ndaj nënës dhe motrës së tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditë sës shtunë në një shtëpi familjare në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” – Shkup, ku i mituri, duke ushtruar dhunë, me qëllim ka tentuar t’i marrë jetën babait të tij. Ai i është afruar nga pas ndërsa viktima ndodhej në dhomën e gjumit dhe e ka goditur me thikë duke i shkaktuar 10 plagë me thikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More