Gjykata Kushtetuese ndërpret procedurën për kushtetutshmërinë e rritjes së pensioneve

nga Xh M

Shkup, 18 prill – Gjykata Kushtetuese ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 230 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, që do të thotë se nuk do të rishikohet kushtetutshmëria e dispozitës që përcakton pensione më të larta.

Gjykata konstatoi se fillimi i procedurës më 11 maj 2021 është bazuar në gjendje të gabuar faktike dhe vendosi që procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitës së kontestuar të ndërpritet në pajtim me nenin 47 paragrafi 3 të Rregullores së Punës.

Gjykata Kushtetuese ka pasur parasysh parimet e drejtësisë sociale dhe solidaritetit të brezave të përcaktuara me nenin 3 të ligjit, mbi bazën e të cilave realizohen të drejtat në rastin e pleqërisë, invaliditetit, vdekjes dhe dëmtimit fizik në shtyllën e parë të pensionit dhe me shtyllën e dytë pensionale të drejtat realizohen në pajtim me ligjin që rregullohet përmes sigurimit të detyrueshëm pensional.

Parashtruesit e iniciativës janë Zorka Zllatanoviq, Jadranka Mrshiq dhe Dimitar Pejcinovski, të gjithë nga Shkupi, përmes përfaqësuesit Igor Spirovski, avokat nga Shkupi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More