Gjykata Penale sqaroi si u lirua Katica Janeva

nga D. V.

Shkup, 16 dhjetor – Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me shtatë vjet burg, katër prej të cilave i ka kaluar tashmë në Qendrën Korrektuese të Idrizovës, doli nga burgu këtë fundjavë dhe Gjykata Penale tani po shpjegon procedurën me të cilën dënimi i Janevës u ul me tetë muaj, raporton SllobodenPeçat, përcjell Portalb.mk.

“Për shkak të interesit të disa përfaqësuesve të mediave në lidhje me lirimin me kusht të ish-prokurores, e cila u dënua përfundimisht në rastin e njohur si “Reket”, informojmë publikun se: Më 12.12.2024, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, me propozimin e të dënuarit K.J., e dënuar përfundimisht në rastin KOK 116/19, miratoi vendim me të cilin pranoi propozimin e të dënuarës dhe lejoi lirimin me kusht nga vuajtja e dënimit me burg, i cili fillon më 21.12.2025 dhe zgjat deri më 21.08.2026″, njofton Gjykata Penale e Shkupit.

“Lidhur me dënimin me burg prej shtatë vitesh që po vuan e dënuara, lejohet lirimi me kusht prej 8 muajsh”, shtojnë ata.

Ish-prokurorja speciale Katica Janevë, e cila u dënua me 7 vjet burg dhe që nga viti 2021 po vuante dënimin në Burgun e Idrizovës, në muajin dhjetor u lirua me kusht dhe ka lënë institucionin korrektues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More