Gjykatësit e porsazgjedhur të Gjykatës së Apelit Gostivar, Hamzai dhe Azari dhanë deklaratë solemne

nga D V

Shkup, 26 dhjetor – Në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatësit e porsazgjedhur të Gjykatës së Apelit Gostivar, Jetmir Hamzai dhe Abdulla Azari, sot dhanë deklaratë solemne.

Para zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykatësit e konfirmuan përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit në rolin e tyre të ri.

Hamzai dhe Azari ishin zgjedhur në këtë pozitë në mbledhjen e 504-t të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 6 nëntor 2024. Hamzai ishte renditur i pari në listën e kandidatëve, ndërsa menjëherë pas tij, si i renditur i dytë ishte Azari. Që të dy e fituan shumicën e nevojshme të votave nga Këshilli Gjyqësor, me 13 vota “për”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More