Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Palevski prezantoi dëshmi për numrin e pjesëmarrëve në grabitjen e Zhezhovskit

nga D. V.

Shkup, 16 maj – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup në fazën e procedurës së dëshmive. Gjatë seancës, Palevski prezantoi shënimet zyrtare nga video-incizimet  nga kamerat e Hotelit Romantik, të cilat, sipas sqarimit të tij, konfirmojnë pjesëmarrjen e tre personave, e jo katër në grabitjen e Pançe Zhezhovskit.

Ai sqaroi se sipas dëshmisë, inspektor i lartë dhe shef në SPB Veles, Stojan Kujanxhioski, i cili i ka analizuar video incizimet , para gjykatës e ka konfirmuar saktësinë e shënimit zyrtar numër 2532 nga 7.12.2023.

Palevski theksoi se video xhirimet konfirmojnë pjesëmarrjen e tre personave, ndërsa jo katër, siç thotë Prokuroria.

“Gjatë shqyrtimit të video-incizimit, u përcaktua se kamera numër 1 dhe kamera numër 3 e instaluar në objektin e Hotel Romantik Veles mbulojnë rrugën rajonale (Rruga e Vjetër Veles-Shkup). Gjatë shqyrtimit të video-incizimeve më 22 nëntor 2023, në orën 10:35 (ora reale 10:15), u vu re një makinë e udhëtarëve Reno Kangou duke lëvizur në drejtim të Veles-Shkup përgjatë rrugës rajonale dhe dy persona u vunë re brenda automjetit. Dhe më 22 nëntor 2023, në orën 10:35 (10:15), një makinë e udhëtarëve Citroen BH me numër regjistrimi VE2931AD u vu re duke lëvizur në drejtimin Veles-Shkup dhe një person u vu re brenda automjetit”, shpjegoi ai.

Sipas Palevskit, ky është fakt i dëshmuar dhe i konfirmuar me video, me dëshmi, të cilin PTHP Shkup nuk e ka dorëzuar në listën e dëshmive në akuzat, ndërsa janë dorëzuar nëntë shënimet të tjera zyrtare për të gjitha videot e tjera të cilat ishin prezantuar. “Me çka konfirmohet se në grabitjen e Pançes morën pjesë tre persona, e jo katër, siç thotë PTHP në aktakuzë”, tha ai.

Në vazhdim u bë ekspertizë e gëzhojës së gjetur në vendin e vrasjes së Zhezhovskit.

Lidhur me kërkesën e prezantimit të CD, Gjykata informoi se përfaqësuesi i aktakuzës ka deklaruar se nuk kanë incizim nga Sejf Siti nga vetura në vendin Hekurudha e re.

Pasi u shter lista e dëshmive, debati kryesor vazhdoi me plotësimin e procedurës së dëshmive.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More