Investimet e huaja direkte shënojnë rekord historik në 9-mujorin e vitit 2024.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ku tha se, për periudhën janar-shtator 2024, fluksi i IHD-ve arriti 1,16 miliardë euro, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Turqia është vendi i cili vazhdon të kryesojë me 17.6% të investimeve, e ndjekur nga Italia me 12.8%, Holanda me 10.2%, Austria me 7% dhe më poshtë renditen partnerë të tjerë si Gjermania dhe Franca.
Ministri Gonxhja bëri me dije se sektorët që kryesojnë janë: Aktivitetet e Pasurive të Paluajtshme 23.2%, Financat dhe Sigurimet 17.8%, Energjetika dhe Ujësjellësi 11.2%
Ministri i MEKI-t parashikon një të ardhme premtuese për ekonominë shqiptare falë interesit të lartë të investitorëve ndërkombëtarë si dhe falë punës së palodhur të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).