Me pranga në duar, biznesmeni Ilir Rrapaj hyn në Kuvendin e Shqipërisë, do të pyetet për “Sterilizimin”

nga D V

I shoqëruar nga forca të shumta policie, biznesmeni Ilir Rrapaj, i arrestuar me urdhër të Prokurorie Posaçme SPAK si i akuzuar për koncesionin e Sterilizimit, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Në videon e siguruar nga A2 CNN, Rrapaj shihet teksa del me pranga në duar nga një furgon i policisë së Burgjeve për të hyrë në sallën ku do të zhvillohet seanca dëgjimore.

Ilir Rrapaj dhe italiani Umbro Staccini ishin dy partnerët kryesorë të kompanisë ‘SaniService’, e cila në vitin 2015 fitoi koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

Koncensioni 10-vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë “SaniService”, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Për të njëjtën çështje në orën 18:00 do të dëshmojë para ligjvënësve në komision edhe ortaku i tij, raporton A2 CNN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More