Gonxhja: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë, 8,8%

nga D. V.

Tregu i punës vijon të jetë një pikë e fortë e ekonomisë shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau statistikat zyrtare për këtë tregues, teksa theksoi se “Shqipëria shënon një tjetër arritje historike”.

“Papunësia për grupmoshën 15 vjeç e lart ka zbritur në 8.8%, niveli më i ulët ndonjëherë i regjistruar”, tha Gonxhja.

Sipas tij, kjo shifër është rezultat i reformave të qëndrueshme për punësim, mbështetjes për të rinjtë, grave dhe grupet në nevojë, si dhe nxitjes së arsimit dhe formimit profesional.

Gonxhja shprehu angazhimin e qeverisë për vijimin me më shumë mundësi dhe një treg pune gjithëpërfshirës. /j.p/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More