Gratë e Ballkanit mblidhen në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik!

nga I.A

Shkup, 3 tetor – Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompenzuar koston e shkaktuara nga pandemia që pasoi me krizë të shumëfish në botë, rajon ngjashëm edhe në vendin tonë. Barazia gjinore është një kauzë që nuk merr fund dhe nuk ka fitues në vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut. Gratë përballën me paragjykime dhe stereotipe të natyrave të ndryshme vetëm që të eliminohen nga gara politike, dhe “burrat” frikacakë e të pakompletuar ta kenë terrenin e tyre më të pastër, të jenë fitues pa qenë garues. Në fakt politika ka nevojë për profesionistë, njerëz të ditur e të ndershëm, nuk ka fare ndikim e nevojë të bëhen ndarje gjinore. Forumet e grave nëpër partitë politike ngjajnë shumë me forumet e të rinjve që ekzistojnë vetëm simbolikisht, për tu kompletuar partia si subjekt. Por, është më së e nevojshme që të nxitet pjesëmarrja e grave në punë që kjo të jetë shtytje për zhvillim të nevojshëm ekonomik, shkruan Zhurnal.

Forumi ekonomik i grave – Ballkan 2024 –

Në Shkup dje dhe sot është mbajtur Forumi ekonomik i grave lidere -Ballkani 2024. Përmes panel diskutimeve dhe debateve, lidere të dëshmuara dhe liderë nga Portugalia, India, Egjipti, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut do të shkëmbejnë ide dhe do të ndajnë praktikat më të mira për përballje me sfidat e përbashkëta.

Me pjesëmarrjen e 270 liderëve, sipërmarrësve, aktivistëve, hulumtuesve dhe akademikëve, ndërsa qëllimi i Forumit është që ta avancojë pozitën e grave në shoqërinë bashkëkohore, veçanërisht në pjesën e fuqizimit ekonomik, uljen e pabarazive gjinore dhe nxitjen e lidershipit të grave.

Forumi ka bazë rotacioni dhe selia ndryshohet çdo dy vjet në vend të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor. E organizon Shoqata e Grave Menaxhere ELIT, Shkup dhe G100 Krahu për komunikim, përfaqësim dhe ndërmjetësim për Maqedoninë, nën franshizën globale të Women Economic Forum (WEF) dhe misionit G100 Milion.

Në hapjen e djeshme është paraparë që të flasë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë edhe Lenka Ugrinovska, kryetare e ELIT dhe kryesuese me G100 për Maqedoninë e Veriut, Makedonka Dimitrova, kryetare e Bordit Organizativ të VEF Ballkan 2024 dhe kryetare e Institutit për Qëndrueshmëri EKOS, si dhe Linda Pereira, kryesuese globale e G100 Krahut për komunikim, përfaqësim dhe ndërmjetësim nga Portugalia.

Pastaj, sipas programit, vijon fjalim në temën “Fuqizimi i grave në bizneset për ndryshime pozitive afatgjate” pas të cilit janë paraparë tre panele: “Integrimi i qëndrueshmërisë në bizneset përmes njoftimit ESG”, “Një hap para me gratë në profesione STEM” dhe “Krijimi i peizazhit afarist për sukses në karrierën e grave”.

Për sot janë paralajmëruar fjalime përshëndetëse të guvernatores së Bankës Popullore Anita Angellovska – Bezhoska, të guvernatores së Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe kryesuese globale për përfshirje financiare dhe krah për gatishmëri të bordeve, Irena p.Radoiq, si dhe të ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Do të mbahen edhe panelet: “Barazia pagesore dhe formësimi i së ardhmes së grave në biznes”, “Gratë si katalizatore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër” dhe “Qasje në financa dhe fuqi e rrjetëzimit”. Forumi do të përfundojë me takimin G100 – Ballkani 2024: Internacionalizim i bizneseve.

Sa më shumë gra që punojnë, aq më shumë ka zhvillim ekonomik –

Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompenzuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Ajo thekson se sipas analizave të FMN-s, pjesëmarrja e grave mund të çojë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto.

“Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9% për qind”.

Angellovska-Bezhoska potencon se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm, duke përfshirë situatën në nivel global dhe në nivel lokal. Megjithatë, në një konferencë të quajtur “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm”, organizuar nga Women on Board Adria (WOBA), ajo bëri thirrje për reformat që do të adresojnë këtë hendek.

Për të përmirësuar këtë situatë, guvernatorja vuri në dukje nevojën për politika të reja që do të adresojnë sfidat ligjore, kulturore dhe sociale që pengojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të drejtura nga gra, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duke sugjeruar se këto ndërmarrje kanë potencialin për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit. 

Gratë më shumë në numër, por më pak hapësirë për pozita udhëheqëse –

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë nga viti kaluar, 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj. Edhe përskaj kësaj që femrat në numër dominojnë meshkujt, në Maqedoninë e Veriut sërish zhvillohet beteja për barazi gjinore që rrallë herë marrin gratë atë që u takon. Si në pozita vendimmarrëse, ngjashëm edhe në pozitat udhëheqëse që janë të diskriminuara.

Barazia gjinore është një ndër objektivat kryesore të Bashkim Evropian. Në të dhëna të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, shihet se gratë nuk janë të inkuadruar barabartë si burrat në tregun e punës. Nga 795.276 të punësuar në Maqedoninë e Veriut 478.903 janë burra, ndërsa vetëm 316.373 janë gra. 

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More