”Ryanair” gjobitet 255 milionë euro për abuzim me pozicionin dominues

nga D. V.

Autoriteti Italian i Konkurrencës njoftoi sot se kishte gjobitur ”Ryanair” me më shumë se 255 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues duke penguar aksesin e agjencive të udhëtimit në shërbimet e saj.

”Linja ajrore irlandeze zbatoi një strategji abuzive që synonte ta bënte më të vështirë për agjencitë e udhëtimit të kombinonin fluturimet e ‘Ryanair’ me shërbime të tjera, midis prillit 2023 dhe të paktën prillit 2025”, tha Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) në një deklaratë.

”Kjo strategji synonte të bllokonte, pengonte ose ta bënte më të vështirë, ose edhe më të kushtueshme (ekonomikisht ose teknikisht), për agjencitë e udhëtimit të blinin fluturime të ‘Ryanair’ në faqen e internetit ryanair.com, qoftë në kombinim me fluturime nga linja të tjera ajrore ose shërbime të tjera udhëtimi dhe sigurimi”, shpjegoi Autoriteti Antitrust.

“Këto praktika kanë kompromentuar aftësinë e agjencive për të blerë fluturime të ‘Ryanair’ dhe për t’i kombinuar ato me fluturime nga linja të tjera ajrore dhe/ose shërbime shtesë udhëtimi, duke zvogëluar kështu konkurrencën direkte dhe indirekte midis agjencive”, theksoi ai.

Në vitin 2019, ”Ryanair”-i u gjobit tre milionë euro në Itali për politikën e tij të tarifimit për bagazhet e kabinës, një dënim që përfundimisht u rrëzua nga një gjykatë administrative./  a.jor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More