Grua nga Gostivari arrestohet pas një konflikti fizik në Qendrën Mjekësore

nga D. V.

Më 13.10.2025, rreth orës 09:15, në Qendrën Mjekësore të Gostivarit, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria personin L.O. (46) nga Gostivari, pas një denoncimi të bërë nga kolegia e saj A.I. (36) nga fshati Debresh.

Sipas denoncimit, pas një grindjeje të shkurtër ndërmjet dy punonjëseve, L.O. e kishte sulmuar fizikisht A.I.-në duke përdorur një send plastik, ndaj së cilës kjo e fundit ishte kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje.

E dyshuara është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa përkatëse ndaj saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More