Grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me MPB-në po përpunon ligj për polici komunale

nga D V

Shkup, 14 gusht – Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës Kisella Vodë dhe kryetar i BNJVL-së, sot informoi se grupi i punës nga BNJVL tashmë po punon në përgatitjen e ligjit për polici komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në deklaratë për mediumet pas takimit të sotëm koordinues me kryetarët e komunave të Shkupit, Gjorgjievski tha se në periudhën në vijim edhe opinioni do të duhet të njoftohet me atë ligj.

Sipas kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ndërkaq, problemet e vazhdueshme në Qytetin e Shkupit nuk do të zgjidhen nëse nuk sillet ligj për inspektim komunal.

Kryetarët e komunave të Shkupit në takimin e sotëm koordinues sollën vendim të parashtrohet propozim në Qeveri dhe në Minsitrinë e Mjedisit Jetësor për t’ua marrë ingerencat ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim.

Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas takimit të sotëm koordinues, sollën vendim të kërkojnë dorëzim të obligimeve të komunave. ab/

Foto: МIА arkivi 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More