Gurthemeli i parkut me erë në Shtip javën e ardhshme, pas pushimeve duke përcaktuar prioritetet me “Kazanxhi grup””

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se me shumë mundësi pas pushimeve do të ketë takim me udhëehqësinë e kompanisë turke “Kazanxhi grup” për të përcaktuar prioritetet pas nënshkrimit të Memorandumit që e njoftoi dje. Njëherit informoi se javën e ardhshme, më 16 korrik, do të vendoset gurthemeli i parkut me erë në Shtip, të cilin do ta ndërtojë “Alkazar Enerxhi”.

“Pas Memorandumit, duhet të kemi një takim me udhëheqësinë e “Kazanxhi” dhe të përcaktojmë prioritetet. Presim që ky investim të fillojë të realizohet. Po flasim për termocentrale me gaz të kogjenerimit që njëkohësisht do të prodhojnë ngrohje për shtëpitë e qytetarëve, si dhe energji elektrike. Ndoshta është shumë optimiste të pritet një takim kaq konstruktiv deri në fillim të pushimeve, por menjëherë pas përfundimit të tyre pres që të ulemi dhe të përcaktojmë prioritetet. Personalisht do të angazhohem në këtë punë për të filluar shpejt procesin e realizimit”, theksoi Mickoski.

Можеби некој очекуваше по вчерашниот Извештај револтирано да ги напуштиме преговорите, но ние нема незрело и неодговорно да се однесуванме. Напротив, ќе продолжиме уште посилно и попосветено

Kryeministri vitin e kaluar në qershor e paralajmëroi parkun me erë të “Alkaraz Enerxhi” si investimin më të madh në energjinë e rinovueshme në rajon, me vlerë mbi 500 milionë dollarë, i cili pritet të hapë 630 vende pune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More