Guvernatori Sllaveski në takim me studentët dhe praktikantët në Bankën Popullore

nga D. V.

Shkup, 18 korrik – Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski ka realizuar takim me studentët, të cilët gjatë periudhës së verës e realizojnë punën e tyre praktike në institucion.

Në takimin, ku ka marrë pjesë edhe zëvendësguverantorja Ana Mitreska, studentët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me punën dhe me përgjegjësitsë e guvernatorit dhe me rolin e bankës qendrore në saistemin ekonomik.

Slaveski, siç raportoi banka qendrore, theksoi se për zhvillimin profesional, përveç njohurive teorike, fitimi i përvojës praktike është veçanërisht i rëndësishëm. Ai theksoi se Banka Popullore, si një institucion kryesor në vend, është gjithmonë i hapur për të rinjtë që kanë dëshirë të përmirësohen, të mësojnë dhe të zgjerojnë horizontet e tyre profesionale dhe akademike.

Studentët kanë theksuar se përmes punës praktike i zbatojnë njohuritë e tyre, avancohen me mjshtëritë e tyre dhe fitojnë përvojë të vlefshme për rrugën e mëtejshme profesionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More