Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin amerikan

nga D. V.

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin amerikan.

Në këtë takim, kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri për vropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Më herët sot kryeministri Rama u prit në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte me të cilin diskutoi mbi investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More