Hakaton programues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

nga D V

Shkup, 30 tetor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet “Ura digjitale: Hakatoni i Kuvendit, i cili ka për qëllim t’i lidh programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inoivative softuerike.

Hakatoni realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen Parlamentare, organizator dhe mikpritës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai ka për qëllim t’i lidhë programuesit e rinj me Kuvendin përmes zhvillimit të zgjidhjeve inovative softuerike, duke përdorur set të të dhënave nga Portali i të Dhënave të Hapura të Kuvendit, Portali Nacional i të Dhënave të Hapura dhe Portali i Financave të Hapura.

Ky eveniment është disejnuar për të frymëzuar dhe inkurajuar talentët e rinj që të përdorin fuqinë e të dhënave të hapura për të krijuar zgjidhje softuerike, që do të përdorej për të mirën publike dhe që do të adresonte sfida të ndryshme shoqërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More