Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

nga D. V.

Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), është bërë shënjestër e një sulmi kibernetikë, për të cilin dyshimet e para bien mbi grupe hakeresh serbë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, kur përdoruesit që vizitonin faqen zyrtare të transmetuesit publik shqiptar ndesheshin me tituj dhe lajme të rreme që synonin destabilizimin e perceptimit publik mbi Kosovën.
“Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës”, “Kosova është Serbi”, ishin vetëm disa nga titujt që u vendosen në faqen zyrtare të RTSH-së.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga RTSH-ja në lidhje me këtë sulm kibernetik.
Hakerët serbë kishin publikuar lajmet e rreme të cilat i kanë publikuar në faqen zyrtare të lajmeve të RTSH-së dhe profilin zyrtar të Instagramit të televizionit publik shqiptar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More