Hakohet faqja e Alternativës – Emërohet në “Hajnat e Alternativës”

nga Redaksia

Shkup, 22 qershor – Partia e Alternativës njofton se faqja e tyre e Facebook është hakuar nga një person me iniciale M.B, të cilës i është ndërruar emri në “Hajnat e Alternativës”.

“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi M.B. Rasti është paraqitur në organet kompetente, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë. Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e partisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More