Hakohet uebsajti i stacionit të autobusëve në Shkup, hakerët kërcënojnë autoritetet e Maqedonisë

nga D. V.

Shkup, 15 tetor – Uebsajti i stacionit të autobusëve ndërqytetas të Shkupit (sas.com.mk) është hakuar nga një individ ose grup që e quajnë veten “Argons”, dhe në të është postuar një video që kërcënon me “Armageddon kibernetik” autoritetet e vendit.

Duke gjykuar nga fakti që videoja u ngarkua në “Vimeo” më 13 tetor, përcjell “Sloboden Peçat, duket se mesazhi në gjuhën angleze ka qenë në faqen e internetit të hakuar për dy ditë.

“Menduat se mund të na përdornit për të shkatërruar kundërshtarët tuaj me metodat tona. Por nuk paguat kurrë. Ajo që është rënë dakord është rënë dakord. Së shpejti do ta shihni se nuk mund të merreni me ne. Nuk e paguani me para atë që porositët, tani do ta paguani me dhimbje.

Dita e gjykimit po afron. “Cyber-Armageddon është gati të lëshohet mbi ju”, thotë zëri në mesazhin drejtuar autoriteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More