Haliti: Është absurde të tentohet vendosja e PDK-së në të njëjtin rresht me Listën Serbe e me LVV-në

nga D. V.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër ndaj çdo tentativë për të vendosur PDK-në dhe trashëgiminë e saj në të njëjtin rresht me Lëvizjen Vetëvendosje apo Listën Serbe.

“Është krejt absurde të tentohet të vendoset PDK-ja dhe trashëgimia e saj në të njëjtin rresht jo me Listën Serbe, por as me VV-në. Historia politike e Kosovës është e shkruar me fakte, jo me fantazi”.

“Dhe nëse hapen biografitë, disa nga VV-ja do të përballen me të vërteta të pakëndshme. Kosova është e vogël në territor, por e madhe në kujtesë. Dhe kjo kujtesë nuk lejon barazime të rreme,” tha Haliti.

Sipas tij, çdo përpjekje për të barazuar ndikimin politik të PDK-së me partitë tjera është e gabuar dhe e papranueshme, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike si udhërrëfyes për qytetarët dhe vendimmarrësit politikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More