Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza gjatë të mërkurës ka qëndruar për vizitë në komunën e Prizrenit.
Nga atje Hamza ka thënë se PDK-ja është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja.
“Së bashku me çdo njeri vullnetmirë, me çdo qytetar që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë, ne do ta bëjmë ndryshimin”, është shprehur Hamza.