Hamza në takim me ambasadorin gjerman: Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike

nga D. V.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është takuar me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph të cilin e ka uruar mirëseardhje në Kosovë, e për çka thotë ta ketë njoftuar për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme por edhe gatishmërinë e tij për t’i formuar institucionet e Kosovës.

“Ambasadorit të ri gjerman, Rainer Rudolph, i urova mirëseardhje në Kosovë dhe e njoftova për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si dhe për gatishmërinë time për t’i formuar institucionet e reja sa më shpejt. Në takimin tonë theksova se nga partnerët ndërkombëtarë presim përkrahje në skenën ndërkombëtare, me heqjen e sanksioneve të BE-së, mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për BE. Kosova ka vetëm një drejtim përpara: rrugën euroatlantike”, ka shkruar Hamza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More