Siljanovska-Davkova do ta dekorojë gjeneral-majorin Gregori Najt me medalje për merita ushtarake

nga D. V.

Shkup, 9 dhjetor – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova sot do të takohet me komandantin amerikan të Gardës nacionale Vermont, gjeneral-majorin Gregori Najt dhe në ceremoni solemne do ta dekorojë me Medalje për merita ushtarake.

Gjeneral-majori Najt, siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, dekorohet me Medalje për merita ushtarake për kontributin e tij të posaçëm në thellimin e miqësisë Maqedoni e Veriut-SHBA dhe bashkëpunimit ushtarak  që rezultoi me aktivitete të shumta për përforcimin e kapaciteteve dhe për rritjen e gatishmërisë ushtarake të ARM-së.

Gjeneral-majori Gregori Najt, prej sot e deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtar në shtet.

Siç njoftoi Shtatmadhoria e ARM-së, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Najt do të realizojë takim me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-mjorin Sashko Lafçiski dhe ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Gjatë qëndrimit, në pajtim me agjendën, është paraparë takim edhe me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga ARM-ja, komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit do ta vizitojë edhe Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku janë paraparë takime me udhëheqësinë e Akademisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More