Hamza njofton se mjeku që u kujdes për babain e Thaçit, iu bashkua PDK-së

nga D. V.

Ekipit të PDK-së i është bashkuar doktori Adriatik Berisha, ai i cili u kujdes për babain e ish-Presidentit Hashim Thaçi derisa ishte i shtrirë në një nga klinikat e QKUK-së.

Për të kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se është gjithmonë ka treguar përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka njoftuar Hamza.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More