Hamza premton: Pensionet e moshës rriten për 70 për qind

nga D V

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai premton se pensionet e moshës rriten për 70 për qind, ndërkohë pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës.

“Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë. Pensionet e moshës rriten për 70%. Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës”, ka shkruar Hamza.

Më tutje, ai thotë se qendrat për kujdesin e të moshuarve do të ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.

“Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës. Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit. Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të”, ka shkruar ai,

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More