Hamza thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar: Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza u ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 28 dhjetor të këtij viti.  

Në thirrjen e tij ai shton se atë se 28 dhjetori le të jetë dita e festës dhe fitores së përbashkët.

“Bashkatdhetarë të dashur, ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor. Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë. Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, thuhet në thirrjen e Hamzës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More