Hamza: Në Agjensionin e Pronave janë rreth 15 miliardë euro prona të papërdorura si hipotekë
Kandidati i PDK-së për kryeministër , Bedri Hamza në lidhje me gjyqësorin në Kosovë ai premtoi se do të ketë rritje të gjyqëtarëve dhe prokurorëve për procedura gjyqësore.
“Ne duhet të kemi respekt dhe duhet të respektojmë ndarjen e pushteteve, unë e di që ka shumë lëndë në pritje për vite të tëra në procedura gjyqësore, ne duhet të rrisim kapacitetet, duhet ta rrisim numrin e gjyqyëtarëve, e prokurorëve, e bashkëpunëtorëve profesionalë dhe e themë me përgjgjësi qdo rritje, qdo investim në këtë aspekt nuk është shpenzim është investim. Nëse marrim dhe e shikojmë Agjensionin e Pronave janë dikund rreth 15 miliardë euro të pronave që nuk munden me u përdorë si hipoteka. Ka lëndë ku presin në gjykata me vite të tëra dhe ne nuk mundemi tit hemi një gjyqëtari ose me abuzu gjyqësorin për mungesë të efikasitetit nëse ata janë të mbingarkuar me lëndë”, tha Hamza.
Koalicion me Vetëvendosjen?, Hamza: Asnjëherë s’kam qit vija të kuqe
Kandidati i PDK-së për kryeministër , Bedri Hamza kur u pyet për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, tha se asnjë herë nuk ka pasur vija të kuqe për koalcione.
“Edhe atëherë kur kanë qenë në modë vijat e kuqe, për shkak se mendoj që janë tregu të paqendrusheme, mendoj se të gjitha partitë politike janë të Kosovës…dhe unë i pres rezultatet e 9 shkurtit dhe mbi bazën e rezultateve do të marrim pozicion.”, tha ai.
Megjithatë ai tha se me e pranueshme do të ishte të bënte koalcion me partitë në opozitë.
Hamza: Ura në Mitrovicë duhet të hapet në kordinim
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për hapjen e urës në Ibër, ai ka thënë se ura duhet të hapet.
“Ura duhet të hapet nuk ka dilema, urat janë për t’i lidhur njerëzit dhe qytetet, ura në Mitrovicë për qytetarë është e qarkullueshme, për automjete në pjesën jugore është e qarkullueshme, në pjesën veriore nuk lejohet janë disa ura tjera përmes cilave kalohet edhe në pjesën veriore. Por unë jam i bindur që me një bashkëpunim dhe kordinim ura hapet”, tha Hamza.
Hamza: Sa herë që Kosova ka pasur projekte me aleatët ka pasur suksese
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për raportet e Kosovës me SHBA ka thënë se sa herë Kosova ka pasur projekte të përbashkëta me ta ka pasur suksese.
“Saherë kemi punuar ngushtë, jemi konsultuar ka pasur edhe debate dhe janë krejt normale, por saher kemi pasur në fund një projekt të përbashkët kemi pasur sukses. Kosova është rasti i parë që një shtet pa qenë i listuar në listën e vendeve të OKB-së me qenë anëtar i Sëiftit. Ne do të punojmë bashk më ta ti marrin seriozisht këshillat e tyre, rekomandimet dhe kritikat”, tha Hamza.
Hamza: Dialogu ka degraduar, Marrëveshja e Brukselit e pamjaftueshme
Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza në emisionin “Click” në RTV21 duke folur për situatën në veri tha se nëse vjen në pushtet do të jetë në koordinim të plotë më bashkësinë ndërkombëtare.
Ai pati edhe disa fjalë për dialogun Kosovë- Serbi.
“Dialogu ka degradu. Dialogu ka fillu me qellimin përfundimtar njohjen e ndërjselltë mes Repuublikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, gjatë rrugës ka deviju ka lëviz në regres dhe marrëveshjet e fundit e Brukselit, Ohrit nuk e kanë në qendër njohjen e ndërsjelltë dhe kjo len mundësinë të hapur për çështje të cakutuara edhe në të ardhmen.Prandaj prej njohjes së ndërsllejtë nëse iu referohemi letrave të presidentëve amerikanë njohja ka qenë në qendër”, tha Hamza.
Sipas tij, Kosova e ka në tavolinë ofertën ma të varfër që e ka pasur ndonjëherë.
Kur u pyet se a nuk e pranojn marrëveshjen e Brukselit e pastaj të Ohrit, Hamza tha: “Ne themi se është e pamjaftueshme, kjo nënkupton që disa pjesë duhet të rishikohen dhe të ndryshohen”
“Rezoluta 12 44 nuk duhet të jetë pjesë e këtij dokumenti, pastaj çështja e arbitrazhit e devalvon besueshmërinë në insitucionet e drejtësisë në Kosovë”, tha ai.