Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes ndaj Atletico Madridit

nga D. V.

Barcelona pësoi një humbje të rëndë 4-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, të zhvilluar të enjten.

Katalanasit do të duhet të përmbysin disavantazhin prej katër golash nëse duan të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar, me ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Spotify Camp Nou’.

Sipas Marca, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, reagoi pas ndeshjes në konferencën për shtyp, duke pranuar se skuadra e tij ishte larg nivelit të zakonshëm në ‘Riyadh Air Metropolitano’.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, nuk luajtëm si ekip. Distanca mes tyre dhe nesh ishte e madhe. Nuk bëmë presion. Dhe në 45 minutat e para morëm një mësim të madh”, deklaroi Flick.

“Në fund ishte më mirë. Kemi edhe dy pjesë të tjera për të luajtur dhe do të luftojmë. Nëse fitojmë 2-0 në secilën pjesë… do të kemi nevojë për tifozët tanë në shtëpi.”

Flick u pyet gjithashtu për vendimin për të anuluar golin e Pau Cubarsi pas një kontrolli tetëminutësh të VAR-it.

“Gjithçka nisi me kartonët e verdhë, ndërhyrja e parë ndaj Balde ishte e tillë. Sigurisht. Do të ishte krejt ndryshe nëse do ta kishte dhënë kartonin. Duke mos e bërë këtë, i fton ata të luajnë në këtë mënyrë. Është rrëmujë”.

“Ata presin shtatë minuta, hajde pra. Çfarë gjetën në këto shtatë minuta? Në rregull. Kur e pashë situatën, ishte e qartë që nuk kishte pozicion jashtë loje”.

“Ndoshta ata panë diçka ndryshe. Atëherë na tregoni. Nuk ka komunikim. Është shumë keq këtu”, ka deklaruar gjermani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More