Ministri Sali në takim ministror për zbatimin e Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij

nga D. V.

Shkup, 13 shkurt – Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë onlajn në takimin ministror kushtuar Mekanizmit për Rregullimin e Karbonit në Kufij (CBAM), të organizuar nga Komisioni Evropian me qëllim që të informohen vendet e Ballkanit Perëndimor për këtë mekanizëm që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

 Sali, siç bëri të ditur Ministria për Çështje Evropiane, e theksoi   përkushtimin e shtetit tonë ndaj objektivave evropiane për dekarbonizim dhe përafrim me legjislacionin klimatik dhe energjetik të BE-së, duke shtuar se Qeveria në janar të këtoj viti e miratoi projekt-ligjin për Veprim Klimatik, i cili vendos bazën ligjore për sistemin e monitorimit, raportimit, verifikimit dhe akreditimit të emetimeve, si hap kyç drejt vendosjes së çmimit të karbonit.

Ministri Sali theksoi se vendi po punon aktivisht edhe për integrimin e tregut të energjisë elektrike me sistemin evropian, si pjesë e integrimit gradual në tregun e përbashkët evropian të energjisë. 

“Sa i përket CBAM-it, ai theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet objektivat e mekanizmit, por është e nevojshme të merren parasysh veçoritë specifike të vendeve kandidate dhe palëve të Komunitetit të Energjisë, veçanërisht për shkak të ekspozimit ndaj dallimeve të çmimeve dhe sfidave teknike në tregtinë ndërkufitare të energjisë”, informon Ministria për Çështje Evropiane. 

 Sali bëri thirrje për një zbatim të kujdesshëm dhe gradual, përfshirë zgjatjen e periudhës tranzitore, me qëllim shmangien e efekteve negative në tregjet rajonale dhe mbështetjen e integrimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More