Hapja e Konferencës së katërt vjetore solare

nga D. V.

Shkup, 24 shtator – Shoqata për energji solare, Solar Maqedoni sot do ta hapë Konferencën e katërt vjetore solare, qëllimi i së cilës është informimi për të rejat nga sektori energjetik, praktikat më të mira nga rajoni si dhe informata për teknologjitë të cilat janë të kapshme në treg me qëllim të arritjes së efikasitetit më të madh.

Është paralajmëruar prania e 220 pjesëmarrësve, ndërsa do të mbahen edhe mbi 15 prezantime komerciale nga brende të njohura botërore të pajisjes diellore dhe kompani të rëndësishme vendore. Është paraparë rrjetëzimi dhe vizita në pjesën ekspozuese nga ora 9 deri në orën 11, ndërsa hapja zyrtare është prej orës 11.

Sipas organizuesve, konferencën do ta hapë kryetari i shoqatës, prof.dr. Ilija Nasov, ndërsa është paralajmëruar që paraqitje të kenë ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Pritet që ambasadori italian paolo Palminteri të ndajë mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm mes Enerxhi Ki Ekspo në Rimini dhe Solar Maqedoni.

Në kuadër të ngjarjes do të prezantohet edhe shërbimi për biznes diagnostikë si mundësi për rritje të kompanive vendore përmes projektit zviceran për modernizim (Swiss Modernisation Project).

Shoqata për energji solare, Solar Maqedoni është profesionae, shkencore, arsmore dhe joqeveritare, fokusi i së cilësështë përforcimi i bashkëpunimit mes kompanive të vendit në sektorin për energji diellore (prodhues, kryes, importues, tregtarë), si dhe ndërlidhje e ekspertëve dhe shkencëtarëve nga të gjitha degët shkencore për promovim të burimeve ripërtëritëse të energjisë. organizata punon në çdo nivel në zinxhirin e furnizimit, nga prodhimi deri tek servisimi dhe mirëmbajtja e sistemeve energjetike diellore, si dhe në promovimin e energjosë diellore si zgjidhje e qëndrueshme për nevojat energjetike. Nuimëron mbi 100 anëtare vendore dhe internacionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More