Hapja e tunelit të Murrizit, Manja: Dibra dhe Tirana më në fund një

nga D. V.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manaj deklaroi sot se hapja e tunelit të Murrizit, është pritur ndër vite nga banorët e Dibrës, të cilët shekuj me radhë, kaluan Qafën e Murrizit me mundim.

Manja publikoi në rrjetet sociale foto nga tuneli i Murrizit  ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Dibra dhe Tirana, më në fund një. Burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë, derisa një shtetar me vepra tha: Rrugën e Arbrit do ta bëj. Dhe e bëri”, tha ai.

Sot e përgjithmonë, shtoi Manja, Dibra nuk është më thjesht një histori sakrifice, por një simbol i zhvillimit dhe dinjitetit të merituar.

Nga sot tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More